Paketa ekonomike, Rama përjashton futbollin: Nuk kanë çfarë t'i kërkojnë qeverisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se klubet e futbollit nuk do të përfshihen në paketën ekonomike për të përballur këtë krizë.

"Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone.

Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti", tha Rama.
Shtuar më 01/04/2020, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori