Pakti i Mazzarrit: Dua shpirtin në fushë
Pëlqej
Walter Mazzarri flet në vigjilje të ndeshjes me Sassuolon, sfidë delikate, pasi sulmi i emiljanëve funksionon dhe zikaltërit duhet të fitojnë për ta përballuar në mënyrën më të mirë turin e ndeshjeve që i pret mes kampionatit dhe Europa League, me 7 ndeshje për tu luajtur që nga kjo e dielë e deri në 5 tetor.

"Pas fundit të merkatos bëmë një pakt, mbi konceptet që ndjek gjithmonë, por që tani janë më të forta pasi po krijohet një grup shumë i bashkuar, që tani jep shpirtin në fushë. Nuk mund të zbuloj se cfarë kemi folur me lojtarët, por rëndësi ka që kur ata japin intervista e nënvizojnë këtë gjë. Tani kërkoj nga të gjithë një lojë më sulmuese nga të gjithë. Guarin? I kishte valixhet gati për tu larguar 2 herë, I kam thënë që të zerojë gjithçka, dhe e kam gjetur të superkarikuar, sikur me të vërtetë historia e tij me Interin të fillonte tani", është shprehur Mazzarri. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori