Palacio tallet me look-un e Juan Jesus (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Momente gazmore në "Appiano Gentile" gjatë stërvitjes së fundit të Interit. Atmosfera në vigjilje të ndeshjes të së dielës kundër Sassulos në "San Siro" duket shumë e mirë dhe shkak për këtë është bërë look-u i ri i Juan Jesus.

Mbrojtësi brazilian u shfaq në stërvitje me kreshtën e rritur dhe të lyer në ngjyrë ari, gjë që solli reagimin interesant të Rodrigo Palacios. Për të bërë shaka me shokun e skuadrës sulmuesi argjentinas mori pak bar nga fusha stërvitore për të vendosur edhe ai kreshtën në kokë pasi siç dihet këtë gjë nuk mund ta ketë në mënyrë natyrale. /albeu.com

Shtuar më 13/09/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori