E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Palermo, gati rinovimi për Samir Ujkanin
Nuk ka luajtur thuajse për asnjë minutë me fanellën e Palermos këtë sezon, megjithatë diçka e tillë nuk do të thotë se klubi siçilian nuk e vlerëson siç duhet portierin kosovar Samir Ujkani, pasi siç raportojnë mediat italiane drejtuesit e klubit kanë bërë gati një kontratë të re për futbollistin 26-vjeçar.

Ujkani gjatë dy sezoneve të fundit ka luajtur shumë pak me Palermon duke qëndruar gjithmonë nën hijen e Stefano Sorrentinos i cili që nga mberritja e tij te sicilianët në 2013-n është shndërruar në portierin e parë skuadrës.

Sipas mediave italiane ish portieri i kombëtares shqiptare do të jetë futbollisti i radhës që do të nënshkruajë një kontratë të re, edhe pse kohëzgjatja e marrëveshjes së re që pritet të firmosë Ujkani si dhe termat ekonomikë të saj nuk bëhen të ditura.

Portieri kosovar është ende shumë i ri dhe drejtuesit e Palermos besojnë se ai është një lojtar me prespektivë për të ardhmen e skuadrës ishullore. Gjatë këtij sezoni, Samir Ujkani regjistron vetëm 1 paraqitje me ekipin e drejtuar nga trajneri Giuseppe Iachini edhe atë në Kupën e Italisë në sfidën që skuadra nga "Renzo Barbera" e humbi me shifrat 3-0 përballë Modenës. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori