E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Palestina në Kupën e Azisë, FIFA investon 1 mln $ në Gaza
Një delegacion i FIFA-s ka vizituar dje Gazën, për të identifikuar vendet e përshtatshme se ku mund të përdoret shuma prej 1 milion dollarësh të premtuara për ndërtimin e mjediseve sportiverajon.

70 % e infrastrukturës sportive në Gaza u shkatërrua gjatë konfliktit të fundit me Izraelin, ndërkohë që financimet e fundit priten t’i lejojnë Federatës palestineze të Futbollit (PFA) të ndërtojë 20 fusha të vogla në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës.

Shuma prej 1 milionë dollarësh e akorduar nga fondet e solidaritetit të FIFA-s u miratua muajin e kaluar gjatë një takimit të Komitetit të Financave të FIFA-s në Marrakech të Marokut.


Delegacioni vizitoi në fund të kësaj ndalese edhe dy stadiume të shkatërruara gjatë konfliktit me izraelitët. Një tjetër sukses në këtë rajon është edhe ai që ka shënuar kombëtarja palestineze e futbollit, që është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Azisë. Palestina do të debutojë në finalet e kontinentit aziatik kundër Japonisë, të hënën e 12 janarit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori