Palët bien dakord, Xhemaili te Milani
Pëlqej
Në pritje të kalimit përfundimtar të Mario Balotellit te Liverpool, Milani ka nisur tashmë punën intensive për përforcimin e skuadrës me paratë që do të përfitohen nga shitja e sulmuesit italian.

Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", kuqezinjtë do të paguajnë vetëm tre milionë euro për transferimin e shqiptarit Blerim Xhemaili nga NapoliMilano.

Pas mbërritjes në skuadër të De Guzman Napoli i ka ulur kërkesat ekonomike për tetovarin e Zvicrës.

Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori