Pallotta: Ende po e kërkojmë Messin
Pëlqej
Roma ka caktuar ish shefin e financave të Barcelonës, Francesco Calvo si oficer për të ardhura, por presidenti James Pallota ka vazhduar humorin duke thënë “ne ende jemi duke e kërkuar Lionel Messin!”

Giallorossi ende janë të hidhëruar me kampionin spanjoll për rrëmbimin që ja bëri të anësorit të Bordeaux, Malcom në sekondat e fundit.

Pronari amerikan i klubit ka thënë në një intervistë për SiriusXM FC, ku ka insistuar se e vetmja mënyrë për ti mposhtu katalunasit është që t’i marrin Messin.

Sot, 41 vjeçari italian Francesco Calvo është caktuar shef i ri i financave në Romë, duke e lënë këtë rol në Barcelonë.

“Kjo gjë i ndryshon gjërat”, ka thënë Palotta duke bërë humor në një deklaratë që është lëshuar edhe nga llogaria zyrtare e Romës në Twitter.

“Ne ende jemi duke e kërkuar Messin”. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori