Pallotta i bindur: Roma më e fortë se Juventus
Pëlqej
James Pallota shmang polemikat për gjykimin e Rocchit në Juventus–Roma, por nga ana tjetër presidenti i verdhekuqve u kujton rivalëve se cështja e titullit kampion mbetet e hapur. Sipas tij, Roma është më e fortë se Juventusit, pavarësisht humbjes së pamerituar në Torino.

"Kemi luajtur në të njëjtin nivel me Juventusin, për të mos thënë më mirë, edhe pse kemi patur mungesa të shumta cilësore, duke filluar me Strootam e De Rossi për të përfunduar tek Astori. Për mendimin tim, jemi më të fortë, këtë e tregoi sfida e të dielës. Ne mund ta fitojmë titullin kampion, unë sigurisht që besoj", është shprehur presidenti verdhekuq.

Për shkak të gabimeve të gjyqtarëve në humbjen 3-2 të Romës ndaj Juventusit, ka marrë më shumë zjarr debati mbi përdorimin e moviolës, që për Pallotan do të ishte një hap drejt modernizimit të futbollit.

"Krahasuar me sportet amerikane, ekziston një diferencë e madhe, shpesh ndeshjet vendosen nga një vërshëllimë apo një gol, që mund të ndryshojë gjithcka. Le të kujtojmë ndeshjen e Torinos, ku pati tre gabime të gjyqtarit. Në futboll, këto gjëra vendosin kampionatin ose pjesëmarrjen në Champions. Moviola do të ishte pa dyshim rruga e duhur, një hap përpara drejt modernitetit", vijoi Pallotta.

Por a e kishte imagjinuar Pallota këtë hap cilësor kaq të shpejtë të skuadrës së tij?

"Sigurisht që po. Edhe pse dy vite më parë, kur e deklarova këtë gjë, më quanin të cmendur. Champnios League? Unë kam shumë besim. Dy ndeshjet me CSKA-në dhe Manchester Sitin më bënë të kuptoj se diferencat me skuadrat elitare nuk janë të mëdha", përfundoi James Pallotta. /albeu.com/

Shtuar më 09/10/2014, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori