Pallotta ka një premtim për tifozët nëse kualifikohen në finale
James Pallotta ka marrë gjithë vëmendjen pas fitores historike që Roma arriti ndaj Barcelonës.

Ai, në festimet e fitores, u hodh në shatërvan dhe mori një gjobë prej 500 eurosh, të cilat i shleu duke dhënë 250 mijë euro.

Nese sonte Roma bën magjinë dhe përmbys edhe Liverpoolin, Pallotta ka një premtim. “Kemi ndjesi të mira për të kaluar në finale. Nese e arrijmë sdo të ketë shfaqje publike por do ti mbyllim të gjitha, madje edhe Koloseun”, u shpreh Palota.

Roma do të ndeshet sonte në 20:45 me Liverpulin në kuadër të gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi 5-2 në favor të anglezëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori