Pallotta: Salah donte të largohej nga Roma
Presidenti i Romës, James Pallotta thotë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të shisnin Mohamed Salah.

Egjiptiani u bashkua me Liverpoolin për vlerën e 42 milion euro në verë, dhe që atëherë ai ka shënuar 41 gola në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Futbollisti do të përballet me skuadrën e tij të vjetër në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të UEFA Champions League dhe presidenti i Giallorossëve është pyetur për shitjen e Salahut gjatë verës.

"Kur e shihni atë tani ju mund të thoni 'oh, pazar të pabesueshëm'," tha Palotta, duke folur për ESPN.

"Çështja në atë kohë ishte se kur erdhi [drejtori sportiv] Monchi, Salah dontelargohej.

"Unë mendoj se ai kishte një vit të mbetur në kontratën e tij, kështu që në një vit tjetër do të largohej si lojtar i lirë. Ai donte të kthehej dhe të provonte veten në Premier League, të cilën ai sigurisht e ka bërë.

"Unë nuk mund t'ju them se dikush tjetër po thërriste në atë kohë për Salah në ndonjë vend afër atij lloj çmimi, kështu që ka shumë ekipe që kanë humbur për një lojtar të madh.

"Jam i habitur nga ajo që ai e ka bërë këtë sezon. Sinqerisht, po. Arsyeja është se ne e shfrytëzuam atë ndryshe nga Liverpooli, ata zbuluan mënyrën më të mirë për ta përdorur atë", deklaroi Pallotta. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori