Pamje që tregojnë se sa i vetmuar duket Messi në stërvitjet e Barcelonës (VIDEO)
Janë publikuar disa pamje nga stërvitjet e Barcelonës që tregojnë Lionel Messin duke u stërvitur i vetëm.

Messi nuk ka udhëtuar për në Ukrainë, pasi është lënë në pushim nga Ronald Koeman.

Lojtari do të rikthehet në aksion në fundjavë, atëherë kur Barcelona do të takohet me Osasunën, derisa në stërvitje ai duket shumë i vetmuar.

Tifozët katalanas kanë shprehur pikëllimin e tyre duke parë kapitenin e skuadrës në gjendje jo të mirë.

Messi ka arsye të ndihet ashtu, pasi në verë nga skuadra iu larguar shoku më i ngushtë i skuadrës, Luis Suarez që kaloi te Atl Madrid.
Shtuar më 24/11/2020, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori