Pamje të frikshme, gjyqtarit i çajnë kokën me shishe
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes mes Sturm të Graz në Austri dhe AEK Larnaka, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Evropës, ku një prej gjyqtarëve anësorë u godit me shishe në kokë, e për pasojë u plandos përtokë i plagosur.

Bëhet fjalë për Fredrik Klyver, i cili pësoi një çarje në kokë afër ballit nga goditja. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë duke bërë që të ndërpritet ndeshja.

Autori i sulmit u arrestua dhe në shoqërimin e policisë shprehu pendesë për aktin, duke u përcjellë ndjesë gjyqtarëve dhe tifozëve. Tashmë pritet se me çfarë dënimi do të ballafaqohet klubi austriak.

Shtuar më 10/08/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori