Pamje të rënda, Paul George thyen këmbën (VIDEO)
Pëlqej
Paul George, basketbollisti i Indiana Pacers dhe kombëtares amerikane të basketbollit që njihet ndryshe me emrin "Dream Team", theu këmbën gjatë ndeshjes miqësore që lojtarët e SHBA-së luajtën mes tyre në prag të nisjes së Botërorit në Spanjë.

Dëmtimi ishte shumë i rëndë dhe ndeshja u ndërpre menjëherë dhe lojtari u transportua në spital për operacion.

Kur duheshin edhe 9 minuta e 30 sekonda nga përfundimi i takimit, George u nis me vrull drejt koshit të tij për t’i bërë një bllok Hardenit, por kur ra në tokë, këmba e djathtë ra mbi bazën e koshit dhe u thye në dysh. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori