Pamje tmerruese, tifozët rusë plagosen pas prishjes së shkallëve lëvizëse (VIDEO)
Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur. Nga informacionet e para që raportohen në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse.

Trenat e metrosë vazhdojnë të kalojnë pa u ndalur në stacion. Pesë tifozë rusë të Cska-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Champions Leagues kundër Romës që po zhvillohet në "Stadio Olimpico", u plagosën për shkak të rrëzimit të një shkallë lëvizëse brenda stacionit të metrosë në Romë.

Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit. Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në vend.
Shtuar më 23/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori