Pamjet e Mourinhos në takim me Kane bëhet viral në internet (VIDEO)
Po vazhdojnë të zbulohen pjesë nga dokumentari i Tottenhamit, aty ku zbulohen edhe pjesë nga biseda private.

Në një pjesë të dokumentarit të realizuar nga ‘Amazon’ për Spurs, shihet Jose Mourinho duke bisedua me Harry Kanen.

Portugezi mori drejtimin e Tottenhamit më 20 nëntor të vitit 2019, duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon e shkarkuar.

Në atë kohë, Kane e mendonte largimin nga skuadra, mirëpo Mourinho kishte mbajtur një takim me të, në të cilën është zbuluar që kishin.

“Besoj se ke pasur raporte të mira me Mauricion, më pëlqen ajo”, i thotë Mourinho, sulmuesit anglez. “Unë gjithmonë mendoj, një raport i mirë me trajnerin e vjetër. Pse jo mua?”.

“Të pash duke u stërvitur dje dhe nuk ka dyshime që ti je lideri, Kjo është ndjenja ime. Bota shikon futbollin anglez, mirëpo mendojnë se yjet janë diku tjetër”.

“Të jesh me mua, unë mund të ndihmoj të eksplodosh. Ju keni të gjitha cilësitë për të qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë”, ka vazhduar Mourinho.

Kane ka zhvilluar 34 ndeshje që kur portugezi mori drejtimin e skuadrës, ndërsa është përfshirë në 45 gola (27 gola dhe 18 asistime).
Shtuar më 23/11/2020, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori