Pamjet tregojnë pse Lloris u acarua me Son gjatë ndeshjes kundër Evertonit
Ndeshja e të hënës mbrëma me Tottenham dhe Everton u shoqërua me disa incidente që u bënë kryetemë në mediat sportive.

Një prej momenteve më të përfolura ndodhi në fund të pjesës së parë, kur portieri Hugo Lloris u konfrontua me bashkëlojtarin Son Heung-min.

Ky reagim dukej si befasi për të gjithë shikuesit, ndërsa xhirimet e Sky Sports treguan se kapiteni u acarua me anësorin jugkorean për shkak të mosangazhimit të mjaftueshëm duke i lejuar Yerry Minas të shkonte përpara dhe më pas rezultoi me goditjen e Richarlison.

Sidoqoftë, dy lojtarët u pajtuan në fund të takimit dhe ndanë një përqafim për kamerat.

Në ndërkohë, trajneri Jose Mourinho ka thënë se arsyeja e kësaj zënke vinte nga ai, pasi që u kishte kërkuar lojtarëve që t’i bënin presin njëri-tjetrit.
Shtuar më 07/07/2020, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori