Përgënjeshtrim pas akuzave shokuese
Albeu.com
Janë përgënjeshtruar pretendimet se në ndihmë të Zenit për të fituar ndeshjen janë dhuruar nga mafia ruse miliona euro ryshfet. Bëhet fjalë për ndeshjen e një viti më parë në finalen e UEFA-s të Bajernin e Münihut.Përfaqësuesit e klubit përmes një deklarate për shtyp kanë mohur çdo akuzë ndaj tyre. Bëhet fjalë për 32 milion euro ryshfet të dhuruara nga mafia ruse për skuadrën, në mënyrë që të njihte lehtësi për finalen e madhe. Vetëm një vit më parë në spanjë u arrestuar anëtarë të grupit mafioz rus të cilit mendohej të kishin dhuruar ryshfetin. Përfaqësuesit e UEFA-s patën deklaruar se do të ndiqnin nga afër ngjarjen. Trajneri i Zenit, Advocaat, duke ju përgjigjur akuzave lidhur me çështjen tha se “Janë të pabesueshme ato që fliten. Të gjithë e dinë të vërtetën se ne ishim dhe jemi një skuadre shumë më e mirë se Rangers dhe se kupën e fituam në këtë mënyrë. Më duket se pas këtyre akuzave fshihen xhelozia të ndryshme”.


Shtuar më 03/10/2008, ora 17:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori