Pandev i trembet Shqipërisë: Mund edhe të humbasim
Kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev, e cilëson si shumë të vështirë ndeshjen e 5 shtatorit përballë Shqipërisë, e para për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në një prononcim për mediat maqedonase, sulmuesi i Xhenoas theksoi se pavarësisht rezultatit, e rëndësishme është që skuadra të bëjë një lojë të mirë në “Loro Boriçi”.

“Po e shohim me optimizëm këtë edicion që nis me ndeshjen ndaj Shqipërisë. Qëllimi ynë do të jetë të përmirësojmë sa më shumë nivelin e futbollit të Maqedonisë dhe unë mendoj se ne jemi të gatshëm për ta bërë atë.

Kemi nevojë për këtë optimizëm dhe unitet. Jam i bindur se vendosmëria në lojën tonë dhe cilësia që kemi do të na çojnë në sukses. Grupi është i vështirë, çdo ndeshje është një sfidë e veçantë, por unë besoj te skuadra dhe stafi që kemi.

Duhet të përpiqemi të bëjmë diçka të rëndësishme. Me Shqipërinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por gjithçka është e mundur. Ndoshta fitojmë ne, ndoshta humbasim, por e rëndësishme është të luajmë mirë”, deklaroi 33-vjeçari.
Shtuar më 01/09/2016, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori