Pandev kërkon "hakmarrjen" ndaj Juventusit
Goran Pandev është gati për ndeshjen me Juventusin. Pas dëmtimit që e mbajti larg fushave për disa javë, maqedonasi është gati të rikthehet nën urdhrat e Walter Maxarri.

Ish-sulmuesi i Interit ka dhënë një deklaratë për Radio Marte, ku ka thënë: " Jam i lumtur që u ktheva. Fusha më mungonte shumë. Nuk kam treguar të gjitha vlerat e mia akoma por së shpejti do të jem ai më i miri", tha Pandev.

Përsa i përket ndeshjes me Juventus, sulmuesi u shpreh: " Kundër Juves kam shënuar golin tim më të bukur. Të njëjtën gjë do mundohem ta bëj dhe me Napolin. Kam qënë dikur pranë klubit bardhezi por preferova Interin e Mourinjos", përfundoi Goran Pandev. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori