Pandev ne Juventus?
Albeu.com
Edhe pse ishte përfolur shumë se sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë që luan te Lacio, Goran Pandev do të zëvendësoj David Trezegenë te skuadra e Juventusit për sezonin e ardhshëm, këtë lajm e ka hedhur poshtë numri një i “Zonjës së Vjetër” Koboli Xhili.Sipas tij lojtari i vetëm që për momentin i intereson skuadrës “bardh e zi” është D’Agostino i Udinezes dhe se skuadra e tij po bën çmos për të arritur një marrëveshje me lojtarin dhe skuadrën në fjalë. Ai për mediat italiane, saktësoj se Goran Pandev nuk bën pjesë në objektivat e Juventusit pasi skuadra e tyre për momentin ka pesë sulmues shumë të fortë në dispozicion. Ai më tej ka pohuar se asnjëherë nuk ka pasur bisedime mes drejtuesve të skuadrës dhe vet futbollistit të Lacios, Goran Pandev, i cili me skuadrën e Lacios këtë vit fitoi Kupën e Italisë.
Shtuar më 13/06/2009, ora 21:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori