Pandev: Shqipëria na e ka borxh një fitore, fituan me fat në ndeshjen e parë
Pëlqej
Maqedonia vjen me një moral të lartë në prag të përballjes ndaj Shqipërisë. FitorjaIzrael ka ndryshuar atmosferën te skuadra e drejtuar nga Igor Angelovski. Sulmuesi Goran Pandev u tregua vendimtar në Izrael, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Maqedoninë. Hera e fundit që Pandev kishte shënuar ka qenë kundër Holandës në disfatën 1-2 në shtator të vitit 2008.

Dje, për mediat maqedonase, sulmuesi i Xhenoas foli për ndeshjen ndaj Shqipërisë, duke provokuar jo pak kuqezinjtë me një deklaratë thumbuese. Fillimisht ai vlerësoi fitoren e fundit në Izrael. “Luajtëm vërtet një lojë taktike dhe të mirë. Kishim mundësi të shënonim edhe një gol në pjesën e parë, por ja që goli erdhi në pjesën e dytë, raporton Panorama. Jam i lumtur që shënova më në fund në një ndeshje kualifikuese, por më besoni se fitorja më gëzon më shumë. Kjo gjithsesi duhet të jetë një rikthim në mentalitetin e duhur.

Për atë arsye besojmë më shumë te vetvetja. Tani na pret edhe një ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë në Strumicë, ku do të kemi motiv të fitojmë. E dimë se si na fituan në ndeshjen e parë, prandaj ata janë ‘borxhliu’, unë dhe këtë do t’i mundim patjetër”, deklaroi kapiteni Pandev për portalin “gol.mk”.

Ndërkohë, për Maqedoninë luajnë edhe futbollistët me origjinë shqiptare si Visar Musliu, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski. Të tre do ta nisin sot që nga minuta e parë.
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori