Panik në fundin e ndeshjes Galatasaray-Orduspor. Një përplasje kokë më kokë brenda zonës mes Didier
Drogba dhe spanjollit David
Barral bëri që ky i fundit të përfundojë në koma. Ndeshja u ndërpre menjëherë duke kërkuar ndihmën e stafeve mjekësore të cilët i dhanë menjëherë ndihmën e parë futbollistëve.
Barral u dërgua menjëherë në spital me ambulancë pasi gjendja ishte shumë e rënduar, ndërsa
Drogba la fushën e lojës me një të çarë jo të vogël në kokë.
Fatmirësisht David
Barral nuk është në rrezik për jetën dhe është vizituar në spital edhe nga sulmuesi i Galatasaray. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 12:43