Panik në Liverpool, 3,000 tifozë të Atletico Madridit "pushtojnë" Anglinë
3000 tifozë të Atletico Madridit do të jenë nesër në “Anfield” për ndeshjen Liverpool-Atl Madrid.

Kjo natyrisht se ka shprehur frikë tek anglezët për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në Evropë, shkruan Marca.

Në Madrid shkollat ​​dhe universitetet janë të mbyllura dhe të gjitha lojërat luhen pa tifozë dhe kjo po paraqet rrezik për ndeshjen e nesërme.

Qytetarët anglezë kanë frikë se personat që do të udhëtojnë nga Spanja në Angli mund të infektojnë personat me virusin vdekjeprurës dhe gjendja mund të dalë jashtë kontrollit.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit luhet nesër nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.Ballafaqimi i parë në Wanda Metrolopolitano ka përfunduar me rezultatin 1:0 në favor të Atleticos.
Shtuar më 10/03/2020, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori