Panik në Shkodër, portieri lë ndeshjen dhe përfundon në spital
Po luhet sfida mes Vllaznisë dhe Shënkollit, në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Takimi ka qenë 1-0, kur në të 40’, portieri Rinev Danaj i skuadrësShënkollit është përplasur me një shokun e skuadrës, të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë.

Në fushë janë parë stafet mjekësore të të dyja ekipeve, por është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës.

Menjwherë, portieri Danaj është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës për një ndihmë më të specializuar.

E.S/Vipsport.al/
Shtuar më 10/02/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori