Panik te avioni i Kombëtares, hasin vështirësi gjatë uljes në Rinas
Shqipëria u mund dje në transfertë ndaj Spanjës me rezultatin 3-0, por ky nuk ka qënë problemi i vetëm për kuqezinjtë.

Gjatë kthimit për në Shqipëri me avionin çarter, ku ndodheshin stafi së bashku me futbollistët si dhe një grup biznesmenësh dhe mbështetës së Kombëtares ka pasur disa momente paniku.

Avioni nuk ka mundur të ulej në orar në aeroportin e Rinasit, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër. Çarteri i kuqezinjve, u ul në Shqipëri në orën 04:30. Ky moment shkaktoi panik si tek ekipi kombëtar ashtu edhe tek sportdashësitit. / albeu.com /
Shtuar më 07/10/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori