Panik te Borussia, bombë pranë "Signal Iduna Park" (FOTO)

Vendndoshja e bombës
Një bombë e pashpërthyer ka krijuar panik te Borussia Dortmund këtë mëngjes. Në afërsi të stadiumit "Signal Iduna Park", ku këtë të shtunë luhet derbi i Vestafalisë mes Borussias dhe Schalke 04 u gjet një bombë, e cila detyroi trajnerin Jurgen Klopp të shtynte dhe konferencën e parashikuar në prag të kësaj sfide.


Sipas "DW", bomba ishte kaq afër stadiumit, sa u detyruan të evakuonin personelin e pranishëm në impiant, por gjithashtu dhe të gjithë njerëzit që banonin në një zonë me një diametër rreth 250 metra. Ajo u gjet në momentin që po kryheshin punime për rikonstruksionin e zonës Vip të impinatit, transmeton Portali Albeu.com.

Gjithësesi bomba e gjetur nuk ka lidhje me asnjë atentat terrorist, por është një relike e pazbuluar nga lufta e Dytë Botërore. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2015, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori