Panik te Interi, pas Bastonit pozitiv me Covid-19 edhe Skriniar
Milan Skriniar është futbollisti i radhës tek Inter që preket nga COVID-19.

Gjatë ditës, fillimisht me COVID-19 ishte konfirmuar mbrojtësit Alessandro Bastoni, i cili ishte liruar nga grumbullimi me Italinë U21.

Por, tani është SportItalia që raporton se bashkëlojtari i Bostonit, Skriniar, është prekur nga COVID-19 gjithashtu.

Skriniar aktualisht është i grumbulluar te Kombëtarja e Sllovakisë.

Në Itali, ka disa raste të futbollistëve të prekur me COVID-19, me Genoan që ka pësuar më së shumti.
Shtuar më 07/10/2020, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori