Panik tek Chelsea, milionat mund të rrëmbejnë Kanten
Paris Saint-Germain ka shënjestruar për përforcim në mesfushë, francezin e Chelseat, N’Golo Kante.

Kante është një prej emrave më të pëlqyer në shtëpinë e klubit parizien. Sipas “Le10Sport”, klubi i Al-Khelaifi e dëshiron mesfushorin pasi e konsideron zëvendësuesin ideal të Thiago Motta. 26-vjeçari është lojtari i parë që ka fituar dy tituj radhazi të Premier League, me skuadra të ndryshme.

Kante ka spikatur edhe më shumë që pas transferimit te “Blutë e Londrës” nën drejtimin e Antonio Conte, me PSG që tashmë e ka kthyer në një synim kryesor në sesionin e ardhshëm të merkatos./albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori