Pannuci: U treguam se jemi shqiptarë, barazimi rezultat i drejt
Pëlqej
Christian Pannuci në konferencë për shtyp pas ndeshjes e ka cilësuar rezultat të drejtë barazimin ndaj Maqedonisë.

Ai u shpreh i kënaqur për paraqitjet e lojtarëve dhe tha se ata dhanë maksimumin në tokën maqedonase.

“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim, luftuam si shqiptarë të vërtetë. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë”, tha Panucci pas ndeshjes.

“Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre”.

“Alioski? Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde. Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori