Panucci: Dua vetëm fitore, nuk kënaqem me barazim
Pëlqej
Kristian Panuçi, në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para duelit ndaj Maqedonisë. Panuçi ka folur për përgatitjen e sfidës, por edhe për atmosferën para këtij dueli delikat në Strumicë.

Lodhja e skuadrës për dy ditë rrugëtim në Strumicë

“Skuadra do të ketë kohë edhe një ditë për të rikuperuar, pro edhe Maqedonia luajti në Izrael dhe jemi në të njëjtat kushte. Jam i bindur se nesër do të jetë i rikuperuar plotësisht se janë lojtarë të mësuar të luajnë ndeshje kaq të afërta”.

Aktivizimi i Sadikut dhe nëse ka ndryshime të tjera

“Sadiku është në dispozicion, i kam të gjithë në dispozicion dhe pastaj nesër do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë”.

Barazimi një rezultat i pranueshëm

“Erdhëm për të fituar ndeshjen, pastaj të shohim çfarë na sjell fati, me siguri nuk firmosim për një barazim, hyjmë në fushë me kurajë. Me respekt të madhe për Maqedoninë, pro të ndërgjegjshëm për cilësitë tona”.

Nëse ka ndonjë ndryshim në mënyrën e lojës nga Lihtenshtejni

Nëse luajmë si 30 minutat e para do të vuajmë shumë, se 30 minutat e para të skuadrës time nuk ishin pozitive, ishim shumë të ngadaltë. Kemi nevoje te jemi nga minuta e pare deri ne te 95 në maksimum, me grintë, dëshirë dhe përqendrim”.

Si iu duk fusha e stadiumit

“Sa i përket stadiumit, është i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati”.

Nëse ka mbrojtje të veçantë për Pandev

“Asnjë mbrojtje fikse për Pandev, e njoh, një lojtar me kualitet të mirë, duhet marrë në konsiderate. Por nuk do të ketë asnjë markim fiks ndaj tij”.

Për cilësinë e mesfushës së Maqedonisë dhe faktin që ka marrë dy fitore radhazi

“E përsërit që kemi shumë respekt për Maqedoninë, por do të mundohemi t’i krijojmë ne probleme atyre, duke i sulmuar, do të mundohemi që të prishim rrjedhën e lojës së tyre. Është e vërtetë që luajnë, por karakteristika më e mirë e Maqedonisë, që pashë ndaj Izraelit, është që nuk lejojnë të luajnë të tjerët”. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori