Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Panucci e paditi në Gjykatë, Nishani: Ai nuk mund të na japë leksione edukate
Të shumtë janë ata që e kritikojnë trajnerin Christian Panucci për mënyrën e lojës te Shqipëria, por ajo që ka më shumë rëndësi edhe për rezultatet aspak të mira. Gjithsesi, tekniku italian në vendin tonë, ka bërë bujë edhe për padinë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, për faktin se ky e fundit e quajti sharlatan pas humbjes ndaj Kosovës, dhe tashmë kërkon 100 mijë euro dëshmpërblim.

Ditën e sotme, në një intervistë për InTV, është vetë Bujar Nishani, i cili vendos të flasë përsëri për këtë çështje.

"Unë e ndjek kombëtaren. Shikoni, zotëria që ka një përgjegjësi, padyshim është trajneri. Por përgjegjësia ka edhe hierarki dhe shpërndahet", tha Nishani.

"Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi. Zotëria është ndier i ofenduar, dhe i është drejtuar gjykatës.

"Unë do të ndjek procesin gjyqësor, sepse respektoj shtetin. Kam një merak, që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na dhënë leksione edukate. Në një intervistë, menjëherë pas ndeshjes me Kosovën, që kishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ai ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare; ka përdorur një fjalor rrugaçërie.

"Ai nuk është i pranueshëm në kodin shqiptar, por as në çdo kod të një shoqërie etike. Ky person, që bilbilos me këtë fjalor të papranueshëm, tenton të na japë edhe leksione edukate dhe qytetarie. Ky për mua është i papranueshëm, pjesa tjetër e çështjes do të shqyrtohet nga gjykata. Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj se “lepuri fle tjetër kund”, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë", deklaroi Nishani.
Shtuar më 15/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori