Panucci heq stresin e Kombëtares, takime romantike me partneren
Të buzëqeshur, me diellin mbi kokë, ata kanë drekuar së bashku duke kaluar momente vërtet të këndshme. Pas largimit nga Shqipëria, ish-trajneri i kombëtares, Christian Panucci po shijon kohën krah të fejuarës së tij balerinë, Samanta Togni.

Gati për puntatën e katërt të "ballando con le stelle". Pas një dreke të mrekullueshme me dashurinë time’, shkruan balerina e cila gjatë gjithë kësaj kohe që Panucci ishte në Shqipëri, ka shprehur mallin e mungesën për të.

Epo tani që aventura e trajnerit në Shqipëri mbaroi, do kenë kohë plot për të ndenjur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shtuar më 20/04/2019, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori