Panucci humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 miqësoret e Shqipërisë
Pëlqej
Thomas Strakosha ka qenë këtë pasditë në klinikën Paideia të Lazios. Portieri është vizituar për probleme në shpinë, që e kanë shqetësuar atë që nga ndeshje ndaj Dinamo Kiev në Ukrainë.

Numri një i Lacios i ka luajtur ndeshjet e fundit duke shtrënguar dhëmbët, dhe me ndihmën e injeksioneve.

Tani që sezoni përfundoi, Strakosha mund të lërë edhe grumbullimin e Kombëtares, për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës, për të kaluar këtë dëmtim. Gjithsesi, në ditët në vazhdim priten edhe zhvillime të reja prej Strakoshës. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori