Panucci: I dhuruam dy gola kundërshatrit
Trajenri i Shqipërisë, Panucci, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes se Shqipëria është shumë e dobët në 20 metrat e fundit. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë më agresive.

Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja?

"Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

• Duhej eksperienca e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…

"Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

• Mbrojtja…

"Vuajtëm shumë në pjesën e parë, dhe mendova të shkojmë me 3 mbrojtës. Jemi shumë të mirë, të përzemërt për të na shënuar. Kundërshtari është shumë i ashpër kur shkojmë t’i shënojmë, ndërsa ne jemi shumë të hapur.

• Një arsye pse nuk luajti Basha?

"Nuk vlen vetëm një lojtar kundër cilësisë, ligësisë, apo ashpërsisë së kundërshtarit. Kundër Turqisë, kur fituam të gjithë thatë “bravo Lilaj”. Ne jemi shumë të dobët në 20 metrat e fundit", deklaroi Panucci. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori