Panucci i kundërpërgjigjet Lenjanit: Nuk ka shprehur mungesë respekti mua apo Dukës, por Shqipërisë
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka folur para ndeshjes eliminatore të 22 marsit kundër Turqisë. Italiani i është kundërpërgjigjur Lenjanit duke deklaruar:


"E kam thirrur 6 herë nga 9 herë. Dy javë përpara nuk ka luajtur. Ai nuk ka treguar mungesë respektit ndaj Panuccit, apo Dukës, por ndaj Shqipërisë. Të them të drejtën nuk ia vlen të komentoj një letër që poston në Instagram, nuk ja vlen të komentoj, më bën të qesh. Më mbetet vetëm ta respektoj vendimin e tij përderisa nuk vjen deri sa të jem unë. Xhaka? Sa jam unë ai është sjellur shumë profesionist me ekipin tonë".
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori