Panucci ironizon Shqipërinë: Jeni të mësuar me cirk (VIDEO)
Christian Panucci e ka mbyllur aventurën me Kombëtaren Shqiptare ende pa i mbushur 2 vite që pas ardhjes në korrik të vitit 2017, shkruan Albeu.com.

Humbja 2-0 në Shkodër me Turqisë ka sosur durimin e Dukës teksa sot në orët e para të mëngjesit i ka prerë biletën për në Itali.

Gjithashtu Italiani do të mbahet mënd gjatë në historinë e kombëtares sonë që ofendohet në kor nga tifozët.

Pas shkarkimit Panucci nuk ka folur por ndërkohë menjëherë pas ndeshjes në konferencë për shtyp italiani lëshoi disa deklarata të rënda.

"Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk", tha ndër të tjera Panuçi, duke u larguar me një akuzë të rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 11:00
Cr7
e Shtunë 23 Mars 2019, Ora 11:22
Çdo herë ofendon me fjalë ky trajner i dobët, largoni nga klubi.
Alberti
e Shtunë 23 Mars 2019, Ora 12:07
Krejt lojtaret mendojn se luaj sikur Messi dhe Ronaldo. Pik e pare eshte që sdin të vrapojn nga callami
Range rober
e Shtunë 23 Mars 2019, Ora 14:07
Po nuk u kethyen lojtaret si hyka lenjani roshi sadiku startues alini dineni se skemi per rte patur asnje rezultat.
menduh luta
e Shtunë 23 Mars 2019, Ora 17:55
Nje vendim ma i miri qe eshte marre nje trajner si ky nuk na duhet aspak trajneri nuk ben lojen por trajneri eshte ai cile dirigon lojen menagon lojtaret ne vendin e duhure secile loje nuk ka meritu asnje respekt ky trajner nuk kamar as nje here pergjegjsin ju lumte per shkarrkimin e ti
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori