Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Panucci drejt largimit? Kërkohet nga ekipi i Seria A
Christian Panucci është përfolur sërish për një kalim të mundshëm të tij tek Roma.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, shihet si zëvendësuesi ideal i Eusebio Di Francesco i cili është në prag të shkarkimit teksa humbja 7-1 ndaj Fiorentinës ka sosur durimin e klubit, shkruan Albeu.com.

Lajmin e ka bër të ditur "Gazzetta dello Sport" teksa përvec Panuccit është dhe ish-trajneri i Fiorentinës Paulo Sosa si kandidat në listë.

Ndërkohë dhe tifozët e Romës kërkojn dorëheqjen Di Franceskos.

Megjithatë vështirë se Panucci do të ulet tek stoli pasi klubi e do si trajner të përkohshëm, dhe jo kontratë afatgjate.

Panucci ka lidhje te forta me ekipin Romës. Ai ka luajtur për 9 vite me ketë skuadër dhe është i mirëpritur te verdhekuqtë. /albeu.com/






Shtuar më 01/02/2019, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori