Panucci kthehet në vendin e "krimit" për të bërë një tjetër "krim"
Shqipëria do të përballet me Skocinë mbrëmjen e sotme në stadiumin e “Hampden Park”.

Për trajnerin e Kombëtares nuk është hera e parë në këtë stadium, madje ka një histori fantastike për të treguar.

mbrëmjen e 17 nëntorit të vitit 2007, pikërisht në këtë stadium, Christian Panucci realizoi një super gol me kokë duke i dhënë fitoren Italisë ne minutën e 91'.

Panucci rikthehet në vendin e "krimit" për të bërë një tjetër goditje por tashmë si trajner i Kombëtraes Shqiptare.

Vetë Panucci ka deklaruar se në këtë fushë ai zbret për të marrë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve. /albeu.com/


Shtuar më 10/09/2018, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori