Panucci: Lazio rrezikoi me Strakoshën
Pëlqej
Një nga lojtarët që lanë grumbullimin në Antalia me Kombëtaren ishte edhe Tomas Strakosha.

Gardiani i Lazios, ndjeu disa shqetësime dhe kjo bëri që të largohej nga Kombëtarja. Mirëpo, për këtë rast, trajneri Panucci deklaroi në konferencë se skuadra bardhekaltër ka rrezikuar me të për ndeshjen pasardhëse që ishte derbi me Romën.

Strakosha erdhi dhe ishte mirë. Pati probleme pas pak ditësh, bëmë një ekografi dhe më pas e nisëm në shtëpi. Duhej të pushonte dy javë sipas referimit të EKO-s, por Lazio e futi direkt. Ky është problemi i tyre, ata rrezikojnë”, u shpreh Panucci. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori