Panucci: Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, në fund të ndeshjes ka thënë se merr të gjitha përgjegjësit, dhe që ishte një shfaqje e shëmtuar.

“Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta. Përgjegjësia është e gjitha e imja. Nuk kemi luftuar nuk kemi bërë asgjë”.

• Mund të ndryshojmë për Kupën e Ligës?

"Duhet të jemi të kujdesshëm, për mos shkatërruar gjithçka. Kemi vuajtur më shumë se kundër Italisë dhe Spanjës. Është moment që duhet menaxhuar me kujdes.

• Kjo është Shqipëria eksperimentale apo Shqipëria e vërtetë?

"Shpresoj të mos jetë e vërteta. Mendova që mos e karikoj shumë skuadrën, ta shtyje shumë përpara. Mendova që nuk ishte e domosdoshme kundër Kosovës. Kemi dhënë një shfaqe të shëmtuar. Unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia.

• A mendoni që lojtarët ishin në pozicionet e duhura?

"Të gjithë jo. Ndoji luajti në të majtë. Lenjani nuk ishte mirë. Memolla nuk ka luajtur fare. Do më duhet të improvizoja dhe të shpikja pozicione të tjera.

• Kush është mbrojtësi i majtë i Shqipërisë?

"Lujti Lika i majtë sot, që luan me Grasshopersin si i djathtë. Duke qenë që nuk kemi 150 lojtarë, isha i detyruar të fusja Likën.

• Pse i bëni zëvendësimet 2 minuta para se të mbyllet pjesa e parë?

"Sepse duhet edhe ta shikoni ndeshjen. Kamer Qaka në minutën e 30-të ka kërkuar ndërrim. Kemi tentuar të ndryshojmë në lojë po nuk shërbeu për asgjë. Sot aspekti taktik është gjëja më e fundit që i vë rëndësi. Në futboll në qoftë se nuk luan me zemër, me zjarr me dëshirë do humbasësh me këdo ke përballë. E sotmja është gjëja ime më e shëmtuar. Nuk duhet të humbisni në këtë mënyrë.

• Dikush duhet ta ndezë zjarrin, e ndez dot zjarrin?

"Jam unë ai që duhet ta bëj. Jam marrë shumë letë gjatë javës. Tashmë e në vijim do të jetë një tjetër melodi. Përgjegjësinë e mbaj vetëm unë.

• Mici dhe Trashi 2 mbrojtës të majtë që mund t’iu bënin punë…

"Kjo është gjëja më e rëndë dhe më e shëmtuar që humbet duke mos luftuar. Ardhja në ekipin kombëtar nuk është një vend punë. Duhet forcë karakter. Sot ka munguar dëshirë.

• A është trajneri Panuçi t’iu rikthejë lojtarëve këtë dëshirë?

"Uroj të jetë problemi i fund sezonit. Kemi gjuajtur 15 herë në Spanjë, kemi luajtur shumë mirë me Italinë. Sot kemi vuajtur më shumë. Mund të jetë momenti i fundit të sezonit. Kemi bërë lojë më të mirë në ndeshjet e tjera. Rini të qetë, ndeshje të tilla nuk keni për të parë më. Merruni vetëm me mua. Përgjegjës kryesor jam unë", përfundoi Panucci. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori