Panucci nuk buzëqesh: Nuk ka festë, fokusi te Maqedonia
Pëlqej
Christian Panucci është kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij ndaj Lihtenshtejnit.

Shqipëria ka vazhduar me fitore në kualifikimet për Kupën e Botës, duke mposhtur Lihtenshtejnin me rezultat 2:0.

Trajneri Christian Panucci tha se është shumë i lumtur me angazhimin e lojtarëve.

“Lojtarët ishin shumë serioz. Nuk ishte shumë e thjeshtë, pasi goli erdhi me vonesë dhe kjo krijoi pak tension”, tha Panucci pas ndeshjes.

Ai po ashtu foli për ndeshjen e ardhshme ndaj Maqedonisë, ku tha se nuk e di nëse do të luajë me formacionin e njëjtë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori