Panucci nuk harron të sulmojë FSHF-në
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci është rikthyer edhe një herë për të folur për aventurën e tij të dështuar në stolin kuqezi.

Në një intervistë për të përditshmen italiane, "Corriere dello Sport", tekniku italian vazhdon të sulmojë FSHF-në.

Panucci ve të tjerave thekson se thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.

"Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualifikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit.

Kombëtare shqiptare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë. I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.

Futbollisti që ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali, i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai.

Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë", deklaron Panucci.
Shtuar më 07/04/2020, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori