Panucci: Nuk jap dorëheqjen nga Shqipëria
Pëlqej
Christian Panucci nuk jep dorëheqjen edhe pse na ka çuar 35 vite mbrapa. Trajneri i Kombëtares deklaroi për pas ndeshjes se i merrte ai të gjitha përgjegjësitë dhe la të kuptohej se do të vazhdojë të jetë në krye të përfaqësueses.

• Gol i shpejtë i pësuar, kartoni i kuq i Mavrajt. U vendos nga episodet?

"E vërtetë, kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja.

• Pas golit të dytë, shumë të heshtur. Çfarë do donit të kishin bërë ndryshe lojtarët?

"Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj.

• A keni më motiv për të ndryshuar këtë skuadër?

"Patjetër, besoj shumë tek ky ekip. Do mundohemi që të bëjmë gjërat më mirë. Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka kualitete.

• A e keni besimin e lojtarëve, apo ndiheni i tradhtuar?

"Nuk ndihem i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd.

• Sa i dëshpëruar jeni për sharjet në stadium?

"Ishte një kritikë ndaj meje, më mirë ndaj meje se sa ndaj lojtarëve", deklaroi Panucci. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori