Panucci: Për këtë arsye nuk e thirra Trashin dhe Demirin në Kombëtare
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, doli sot në konferencë para mediave, në prag të sfidës së nesërme miqësore ndaj Izraelit. Italiani foli për gjendjen e grupit.
• Kemi disa lojtarë që luajnë pak minuta. Binaku, Grezda, Mavraj.
"Ata duhet të luajnë, pasi kanë luajtur pak minuta kohët e fundit, në klubet ku ndodhen. Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja.
• Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore?
"Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri.
• Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni
thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë…
"Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve, dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo. Besim Demiri ka qenë nga më të
mirët javët e fundit në Ukrainë, por nuk është
thirrur… Nuk është
thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë, dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur, do jetë gjithmonë në vështrimin tonë", deklaroi Panucci.
Shtuar më 09/10/2018,
ora 18:55