Panucci refuzon të flasë për SuperSport, Ilda Bejleri: Trajner arrogant
Pëlqej
Christian Panucci ka refuzuar të flasë për “Supersport” pas ndeshjes. Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e gazetarëve dhe të panelit të platfomrës dixhitale që transmeton edhe ndeshjet e Kombëtares.

Ilda Bejleri, e cila e priste me mikrofon në dorë trajnerin, e ka cilësuar arrogant dhe aspak korrekt trajnerin. Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajenrit të Kombëtares.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të deytruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit është e papranueshme. Ai e nënvelërson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kuyndërt. Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, ka thënë Hafizi ndër të tjera për “Supersport”.
Shtuar më 10/10/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori