Panucci: Roma si Shqipëria, e shpëton portieri, të dyja duhet të përmirësojnë lojën
Pëlqej
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka qenë një nga të ftuarit në studio një natë më parë për emisionin e “Mediaset Premium” rreth Ligës së Kampioneve. Panuçi ka komentuar paraqitjen e Romës përballë Atletiko Madrid, në duelin e përfunduar pa gola dhe çuditërisht, fjalët e tij ngjanin me ato që ishin thënë pak ditë më parë për paraqitjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë.

“Në pjesën e dytë mendoj se Atletiko ishte superior dhe vetëm portieri Alison shpëtoi Romën. Mendoj se për verdhekuqtë është një pikë e artë, duhet të përmirësohen nga pikëpamja e lojës”, tha trajneri i cili ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Një gjë të ngjashme e thanë thuajse të gjithë opinionistët sportivë dhe tifozët pas ndeshjes së Shqipërisë në Strumicë ndaj Maqedonisë, raporton Panorama. Ku pritjet e Berishës në fundin e ndeshjes i siguruan një barazim shumë të vlefshëm kuqezinjve, loja e të cilëve la shumë për të dëshiruar.
Shtuar më 13/09/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori