Panuçi harron kombëtaren, pranë gjyqit me Nishanin
panuci
Trajneri i kombëtares Shqiptare, Christian Panuçi është i destinuar për të vazhduar gjyqin me ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Avokatët e trajnerit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por e kanë gjetur atë dhe i’a kanë dhënë gjykatës. Gjyqtarja Anila Karancha ka vendosur t’i rinisë njoftimin për deklaratën e mbrojtjes palës së paditur në bazë të adresës së depozituar nga pala paditëse.

Padia e Panuçit ndaj Nishanit ka të bëjë me ofendimin e ish-kreut të shtetit ndaj trajnerit për humbjen e Shqipërisë ndaj Kosovës. Nishani e quajti Panuçin sharlatan dhe ky i fundit kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori