Panuçi “izolon” Kombëtaren me ambulanca
Pëlqej
Vetëm një seancë stërvitore ditën e djeshme, e cila i ka shërbyer trajnerit Kristian Panuçi për të shuar sadopak dilemat e mëdha që ka në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushën e lojës kundër Lihtenshtejnit, shkruan Panorama Sport.

Armando Sadiku e ka bërë me dhimbje koke dhe numri një i Kombëtares po mendon të zbresë në fushën e “Elbasan Arenës” pa bomberin kuqezi.

Ai nuk do të rrezikohet sepse për pak ditë do të luhet një tjetër ndeshje vendimtare kundër Maqedonisë dhe me gjasë për sfidën me Lihtenshtejnin do të jetë nga minuta e parë Liridon Latifi në majën e sulmit, i cili shpeshherë mund të alternohet me Llullakun dhe të luajnë me një sulmues të fshehur.

Roshi pritet titullar në të djathtë, ndërkohë që Grezda gjithashtu ka fituar kuota ndaj Llullakut dhe mund të luajë majtas.

Në stërvitje, mediat janë lejuar si gjithmonë 15 minuta dhe në ato momente lojtarët kanë bërë nxehmje të lehtë dhe pasime me topin për të shkrydhur muskujt.
Shtuar më 01/09/2017, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori