Panuçi jep opinionin e tij rreth derbit Milan - Inter
Në karrierën e tij sportive, Christian Panucci ka luajtur mes të tjerash, edhe me Milanin, Interin e Romën, 3 skuadra të cilat këtë sezon po luftojnë për dy vende në zonën Champions të renditjes së kampionatit.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka analizuar garën mes tre skuadrave, duke thënë se nuk sheh favoritë, pasi deri në fund, çdo njëra prej skuadrave i ka kartat në rregull për të bërë mirë dhe për të surprizuar kundërshtarët.

"Milan, Inter dhe Roma janë aty, në garë për një vend në Champions. Verdhekuqtë duhet të sulmojnë për t’u bërë pjesë e katërshes së parë të renditjes, Milani po bën shumë mirë kohët e fundit, ndërsa Interi ka problemet që dihen tashmë. Megjithatë përpara janë 11 finale për të 3 skuadrat dhe është shumë e vështirë të bëj parashikime", tha Panucci.

Trajneri i Kombëtares shqiptare nuk mund të rrinte pa komentuar edhe derbin e Madonninës, Milan-Inter, që është programuar për të dielën në mbrëmje dhe që do të vërë përballë dy pretendentë për zonën Champions.

"Pavarësisht se Milani është dukshëm më në formë kohët e fundit, derbi mbetet derbi dhe është me të tre rezultatet brenda. Nuk duhet të harrojmë se shpesh nga ‘kafsha e plagosur’ vjen goditja e duhur, ndaj mund të them se është një sfidë me të tre rezultatet brenda", deklaroi trajneri i Kombëtares shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori