Papa Benedikti "bekon" Euro 2012
Në prag të Euro 2012 nuk mund të mungonte edhe mesazhi i Papa Benediktit të 16-të, i cili siç raporton "Radio Vatikani", ka përcjellë një mesazh paqeje, bashkimi dhe humanizmi për një eveniment kontinental ku duhen të shpalosen virtytet më të mira humane.

"Qoftë një eveniment ku të shpalosen virtytet më të mira njerëzore. Uroj një garë mes paqesh dhe sinqeritetit për vullnetarët, futbollistët, tifozët e të gjithë kombëtaret që janë të impenjuara në këtë kampionat", thuhet në mesazhin e Papës.

Më tej ai shprehet se edhe kisha katolike nuk është indiferente ndaj futbollit sepse sporti rrit ndjenjën e globalizmit te njerëzit. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2012, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori